U promovua “Raporti për varfëri dhe ç’kyçje sociale” për vitin 2010

Më datë 20.09.2010, Platforma maqedonase kundër varfërisë (PMKV) e promovoi “Raportin për varfëri dhe ç’kyçje sociale” për vitin 2010. Ngjarja u organizua në zyrat e shkollës fillore në komunën e Studeniçanit, e cila në të njejtën kohë është një nga komunat partnere e BIM-FV në suazat e projektit “Përfshirja sociale dhe të drejtat njerëzore në Maqedoni”. Duke u nisur nga ajo se të gjitha ngjarjet e këtij lloji organizohen në kryeqytet, qëllimi i PMKV ishte që të organizohet një ngjarje në një komunë rurale, duke e afirmuar nevojën për ndërmarrjen e aktiviteteve për tejkalimin e problemeve në nivel lokal.

Përgatitja e këtij raporti është pjesë e përpjekjeve të PMKV që në vazhdimësi ta ndjekë gjendjen me varfërinë dhe ç’kyçjen sociale në Maqedoni. Rezultatet nga ky raport vjetor, gjegjësisht mungesat e përcaktuara lidhur me ligjet, kapacitetet institucionale dhe në përgjithësi me gjendjen e grupeve të prekshme, do të paraqet bazë për veprimin e mëtutjeshëm të sektorit qytetarë dhe adresimin e këtyre problemeve përpara pushtetarëve.

Në ngjarje fjalim mbajtën kryetari i komunës së Studeniçanit, Z. Fati Iseni, ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij Z. Alois Kraut, si dhe kryetarja e PMKV, Znjsh. Milla Carovska.

Në ngjarjen promovuese morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, institucioneve shtetërore, përfaqësues të Delegacionit evropian në shtet, organizata ndërkombëtare siqë janë UNDP dhe UNICEF, sektori qytetarë dhe të tjerë.
Kryetari i komunës së Studeniçanit veçoi gjendjen alarmuese me problemin e varfërisë dhe ç’kyçjes sociale në Republikën e Maqedonisë, duke e theksuar rëndësinë e përfshirjes së dretëpërdrejtë të të gjithë njerëzve në jetën shoqërore. Tregoi për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden përfaqësuesit e disa grupeve të prekshme, siqë janë personat me nevoja të posaçme. Falemnderim të posaçëm drejtoi deri tek Instituti për të drejtat njerëzore “Lludvig Bolltcman”, për përkrahjen të cilën e siguruan për këtë komunë në periudhën e kaluar.

Ambasadori i Republikës së Austrisë theksoi nevojën për veprim të përbashkët të të gjithë aktorëve relevant në këtë sferë. Gjithashtu dha një shqyrtim të shkurtër për përkrahjen të cilën ato e sigurojnë për Maqedoninë, duke u fokusuar në iniciativat të cilat u zbatuan me përkrahje nga ana e Agjencisë austriake për zhvillim.
Kryetarja e PMKV, Milla Carovska i prezantoi rezultatet nga raporti, duke dhënë një prezantim të shkurtër të metodologjisë për përkrahjen e të njejtit, si dhe të rekomandimeve kryesore për përmirësimin e gjendjes në sferat e shëndetësisë, punësimit, mbrojtjes sociale, barazisë gjinore dhe mbrojtjes fëminore. Ajo veçoi nivelin e ulët të zbatimit të ligjeve ekzistuese, programeve dhe strategjive dhe theksoi përpjekjet e PMKV për të bërë presion për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të cilat janë më të parapara në kornizën tonë ligjore.

Në periudhën e cila pason, PMKV vazhdon me pozicionimin e saj në sferën e uljes së varfërisë dhe ç’kyçjes sociale me organizimin e të parës “Konferencë e personave socialisht të ç’kyçur dhe personave të cilët jetojnë në varfëri”, e cila duhet të mbahet në 26-28.09.2011.