Lludvig Bolltcman Instituti për të drejtat njerëzore – Shoqatë hulumtuese në Shkup (BIM-FV), në suazat e projektit të tij “Përfshirja sociale dhe të drejtat njerëzore në Maqedoni’, ka për qëllim që ta përkrahë përfshirjen e Qasjes së bazuar mbi të drejtat njerëzore (QBDNJ) në proceset planifikuese të autoriteteve kombëtare dhe lokale, të cilat merren me çështjet e përfshirjes sociale, mbrojtjes sociale dhe uljen e varfërisë, duke kontribuar në qëllimin e përfundimtar për ulje të varfërisë në Maqedoni, përmes përkrahjes së zbatimit të QBDNJ në sferën e përfshirjes sociale në proceset e anëtarësimit në BE dhe duke punuar me bartësit e detyrave dhe bartësit e të drejtave.
Për këtë qëllim, BIM-FV do ti përkrahë anëtarët e Grupeve bashkëpunuese lokale (GBL), në 8 komuna të përzgjedhura (Berovë/Pehçevë, Studeniçan/Çashka, Radovish/Konçe, Likovë dhe Negotinë), përmes organizimit dhe zbatimit të: punëtorive 2 ditore për planifikim strategjik dhe prioritizim me anëtarët e GBL (në fillim të marsit, 2011); 1 ditë me grup diskutues moshatarësh (në çdo komunë) me më të prekshmit dhe më të varfërit (gjatë muajve mars-prill, 2011); dhe punëtori 2 ditore për planifikimin e veprimit me anëtarët e GBL (në fillim të majit, 2011).
Qëllimi kryesor i punëtorive të parapara është i trefishtë: të vlerësohen dhe inkorporohen të dhënat e grumbulluara nga BIM-FV Studimi bazik për varfëri dhe ç’kyçje sociale; të ndihmohen anëtarët e GBL në identifikimin e atyre grupeve sociale të cilat janë më së shumti të margjinalizuara dhe të cilat përjetojnë diskriminim të shumëfishtë, duke gjetur zgjidhje lidhur me mënyrat e mundëshme për ti integruar të prekshmit dhe të varfërit në procesin e planifikimit lokal; dhe të përkrahen anëtarët e GBL në përpilimin e dokumenteve politike për varfëri dhe ç’kyçje sociale, prioritizim dhe planifikim strategjik dhe veprues.
Komponenta gjinore do të trajtohet përshtatshëm përgjat proceseve të planifikimit strategjik dhe veprues, në veçanti duke e marrë parasyshë varfërinë dhe ç’kyçjen sociale femrore dhe duke vendosur theks të posaçëm mbi relacionet e fuqisë dhe proceset e vendim-marrjes në nivel lokal.