Programe trajnuese për menaxhim të cikleve projektore në komunat e Çashkës dhe Negotinës

Sesionet trajnuese të BIM-FV-ës për menaxhim të cikleve projektore (MCP) u mbajtën më 5 nëntor në Komunën e Çashkës dhe më 10 nëntor në Komunën e Negotinës. Gjithësej 29 pjesëmarrës morrën pjesë në sesionet trajnuese.

Qëllimi i trajnimit ishte i dyfishtë: ti përgatisë dhe t’ju japë trajnim anëtarëve të Grupeve bashkëpunese lokale (GBL) të komunave partnere, trajnime të cilat do të jenë të fokusuara në përpilimin e projekt aplikacionit dhe MCP; si dhe të njoftohen pjesëmarrësit me parimet kryesore të MCP dhe të aftësohen ato për të përgatitur aplikacione të suksesëshme projektore.

Aktivitetet përfshinin një shqyrtim të parimeve të MCP dhe prezantim të elementeve kryesore të formularit aplikues. Pjesa e parë e trajnimit qëllonte që ti zbulojë dobësitë në formularin egzistues për aplikim. Pjesëmarrësit ishën të ndarë në grupe punuese të cilat fokusoheshin në analizimin e formularit për aplikim paraprakisht të definuar. Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, pjesëmarrësit kishën mundësi që të punojnë në përpilimin e projekt propozimeve për ulje të varfërisë, përfshirje sociale dhe promovimin e të drejtave njerëzore për grupet sociale të margjinalizuara dhe të prekshme.

Rezultatet dhanë disa përfundime të rëndësishme specifike për bashkësitë lokale. Anëtarët e GBL-ve të përfshirë u njohën më së miri me SWOT analizën. Përfshirja e grupeve sociale të margjinaliuara dhe të prekshme në logjistikën e projekt aplikacionit solli deri të një kuptim të përparuar për atë se si të përmirësohet kualiteti i dokumenteve projektore dhe dizenji i projekteve.

I njejti trajnim u replikua më 16 nëntor në Komunën e Konçes, më 24 nëntor në Komunën e Pehçevës dhe do të replikohet në fillim të dhjetorit në Komunën e Likovës.