Fillim zyrtar i fushtës kundër varfërisë dhe ç’kyçjes sociale 2010 të PMKV-ës

Fillim zyrtar i fushtës kundër varfërisë dhe ç’kyçjes sociale 2010 të PMKV-ësNë bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale (MPPS), dhe në përkrahje në Lludvig Bolltcman Institutit për të drejtat e njeriut - Shoqatë hulumtuese në Shkup (BIM-FV) dhe Bashkëpunimit austriak për zhvillim, më 29 tetor 2010, në hotel Kontinentall në Shkup, Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë e mbajti konferencën e saj të parë për shtyp.

Pas fjalimit hyrës të Znj. Petranka Dellova, projekt menaxhere e BIM-FV-ës, mediat prezente në këtë eveniment ishën të adresuara nga Z. Marjanço Todorovski, sekretar shtetëror në MPPS, i cili ceku: "E kemi kuptuar leksionin se të gjithë ne duhet të diskutojmë dhe të gjejmë mënyra si të ballafaqohemi me këto çështje. Të gjithë ne jemi të përgjegjshëm përpara atyre që kërkojnë ndihmë – përpara grupeve të varfëra."
Z. Nafi Saraçini, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoni tha: "Statistikat për varfëri përfshijnë familje, burra, gra, njerëz të moshuar dhe të rinj. Por mos të harrojmë se njerëzit nuk janë numra. Duhet më pak të flitet dhe më tepër të veprohet.”

Znj. Suzan Shmit, Konzullati austriak në Maqedoni, e theksoi nevojën për një veprim të koordinuar mes sektorit qeveritar dhe atij civil, si një parakusht të domosodshëm për tejkalim të varfërisë: "PMKV duhet të mundësojë që zëri i të gjithë grupeve të prekshme të ndëgjohet dhe nevojat e tyre të merren parasyshë gjatë përgatitjes së strategjive dhe planeve vepruese në të gjitha nivelet. Shoqëria civile është linku që i lidh këto grupe me ato të cilët janë përgjegjës për ç’rrënjosje të varfërisë."

“Përpos politikave adekuate, tejkalimi i varfërisë kërkon një përkrahje adekuate financiare. Nëse një shtet mund ti shpëtojë bankat dhe kompanitë, siqë u dëshmua me krizën e fundit financiare, gjithashtu mund të alokojë edhe resurse financiare për ta zgjidhur problemin,” shtoi Znj. Tanja Basarab nga Rrjeti evropian kundër varfërisë.

Znj. Milla Carovska, kryetar i PMKV përfundoi: “Maqedonia ka shumë dokumente relevante strategjike, dhe ne do të insistojmë që qeveria atë që ka shkruar në letër ta zbatojë edhe në praktikë.” Ajo e përmbylli konferencën për shtyp duke ja dhënë sekretarit shtetëror të MPPS, dokumentin e politikave të titulluar “Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut në luftën kundër varfërisë dhe ç’kyçjes sociale”.

Konferenca për shtyp ishte fillimi zyrtar i fushatës së PMKV-ës të titulluar “Çdo i treti në Maqedoni çon një jetë të mjeruar,“ e cila parasheh definimin e zgjidhjeve konkrete për ulje të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale, duke organizuar tryeza të rrumbullakta me të gjithë palët e përfshira në katër qytete më të mëdha në Maqedoni (Shtip, Kërçovë, Prilep dhe Shkup), e ndjekur nga TV dhe radio klipe në media kombëtare dhe lokale. Ideja prapa projektit është që ta ngrejë vetëdijen publike dhe ti dërgojë mesazh publikut se varfëria dhe ç’kyçja sociale nuk janë probleme individuale, por çështje të brengës së përbashkët për secilin qytetarë të Maqedonisë.

Fushata do të zgjasë deri në fund të vitit 2010 dhe është për së afërmi e ndërlidhur me fushata kombëtare të ngjajshme në shumë shtete të tjera Evropiane.