Decentralizimi i mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Maqedoni

Më 30.04.2012, Lludvig Bolltcman Instituti për të drejtat e njeriut, BIM-FV Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale (MPPS) organizoi tryezë të rrumbullakët të titulluar “Decentralizimi i mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Maqedoni – Situata faktike, sfidat dhe mundësitë”. Baza për organizimi e një lloji të tillë të ngjarjes doli nga projekti Përfshirja sociale dhe të drejtat njerëzore në Maqedoni i zbatuar nga Instituti, MPPS dhe 8 komuna partnere.

Pjesëmarrësit u adresuan nga Z. Ibrahim Ibraimi, Zëvendës MinistTryezë e rrumbullakët: "Decentralizimi në  sferën sociale"ër për punë dhe politikë sociale, Znj. Petranka Dellova Milladinova, projekt menaxher në BIM-FV, Znj. Milla Carovska, kryetare e Platformës maqedonase kundër varfërisë (PMKV), dhe Svetllana Trbojeviç nga Instituti për politikë sociale dhe punë sociale, si moderatore. Në ngjarjen morrën pjesë përfaqësues nga ministritë dhe institucionet relevante shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, sektori qytetarë, organizatat ndërkombëtare dhe mediat.

Zëvendës Ministri për punë dhe politikë sociale dha një shqyrtim të shkurtër për përpjekjet e ndërmarra nga MPPS drejtë përparimit të sistemit për mbrojtje sociale dhe përfshirje sociale. Petranka Dellova Milladinova e prezantoi procesin e tërë të inicuar nga Instituti në vendin tonë, duke përfshirë praktikat pozitive të cilat mund të përdoren drejtë promovimit dhe përparimit të sistemit për mbrojtje sociale brenda procesit të decentralizimit. Kryetarja e PMKV vendosi fokusin në rolin e organizatave qytetare të cilat e luajnë në shoqërinë tonë dhe arritjet e platfromës, si dhe në shërbimet sociale të dhëna nga OJQët për të varfërit dhe të prekshmit në nivel lokal.
Svetllana Trbojeviç prezantoi situatën faktike, duke u fokusuar në kapacitetet institucionale, gjendjen e të varfërve dhe të prekshmive, si dhe sfidat ekzistuese në këtë sferë, bazuar në të gjeturat kryesore të studimeve të BIM të zbatuara në suazat e projektit dhe atë:

- Studim për varfëri dhe ç’kyçje sociale në Republikën e Maqedonisë: Probleme dhe nevoja lokale sociale;

- Analizë e gjendjes së mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në nivel lokal.

Pjesëmarrësit nga institucionet shtetërore, komunat, OJQët dhe organizatat ndërkombëtare aktivisht u përfshinë në diskusionin i cili pasonte dhe ishte i fokusuar në çështjet e ardhshme: inicitativa të ndërmarra në nivel kombëtar dhe lokal; përkrahja e dhënë nga komunat dhe bashkëpunimi me OJQët lokale; roli i OJQve në dhënien e shërbimeve sociale; qasja pjesëmarrëse në çështjet sociale dhe koordinimi mes të gjithë aktorëve, etj.

Si rezultat i kësaj tryeze të rrumbullakët, BIM-FV Shkup do të krijojë dhe shtypë një botim, i cili do t’i përfshirë të gjitha çështjet e ngritura dhe të diskutuara në ngjarje, si dhe konkludimet dhe rekomandimet për përmirësime të gjendjes dhe përkrahje të procesit të decentralizimit të mbrojtjes sociale në shtetin tonë. Kopje e këtij botimi do t’i dërgohet çdo pjesëmarrësi të ftuar në tryezën e rrumbullakët dhe subjekteve të tjera relevante.
 

AnhangGröße
Decentralisation(alb).pdf2.22 MB