BIM-FV Trajnime për Mjetin 3 (Qasja e bazuar mbi të drejtat njerëzore në planifikimin e zhvillimit lokal)

Trajnimet për Mjetin 3 (Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë – QBDNJ në planifikimin e zhvillimit lokal), u mbajtën më 21 janar në komunën e Negotinës dhe më 26 janar në komunën e Studeniçanit. Në sesionet trajnuese morrën pjesë gjithsej 34 pjesëmarrës.

Qëllimi i trajnimit ishte i dyfishtë: të përgatiten dhe organizohen trajnime për anëtarët e Grupeve bashkëpunuese lokale (GBL) nga komunat bashkëpunëtore, lidhur me zbatimin e metodologjisë së QBDNJ në përpilimin e strategjive lokale dhe krijimin e dokumenteve politike; si dhe të njohtohen pjesëmarrësit me QBDNJ në planifikimin e zhvillimit lokal dhe për atë se si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë.

Aktivitetet kishën për qëllim që ti prezantojnë elementet kryesore të QBDNJ në uljen e varfërisë dhe hapat e QBDNJ në planifikimin e zhvillimit lokal, si dhe prezantimin e rezultateve të studimit bazik.

Pjesa e parë e trajnimit përfshinte vlerësimin e gjendjes dhe analizimin e problemeve, instrumentet dhe mekanizmat për identifikimin e të prekshmive dhe të varfërve, metoda të krijimit të politikave dhe vendosja e prioriteteve, mënyra se si të përfshihen të prekshmit dhe të varfërit në zbatimin strategjik, si dhe bazat e mbikqyrjes dhe parimet e përgjegjësisë.

Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi që të njohtohen me rezultatet e studimit bazik.

Pjesa e tretë e trajnimit përfshinte një punëtori për përpilimin e kornizës logjike, duke përfshirë identifikimin e grupeve dhe regjioneve të prekshme, nevojat dhe prioritetet e tyre, mënyrat se si prekshmëritë e identifikuara portretohen dhe shkaktarët e tyre rrënjësor, masat e nevojshme politike, resurset të cilat duhet të shpërndahen, mekanizmat mbikqyrëse dhe për përgjegjësi, treguesit e zbatueshëm dhe ndërlidhshmëria e tyre me standardet e të drejtave njerëzore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rezultatet sollën disa përfundime të rëndësishme, specifike për bashkësinë e tyre lokale. Anëtarët e përfshirë të GBL u njohtuan më mirë me përfshirjen e grupeve të prekshme sociale gjatë përpilimit të kornizës logjike, duke i pasuaruar dijenitë e tyre lidhur me zbatimin e QBDNJ në planifikimin e zhvillimit lokal.