Projekti ka për qëllim që ta përkrahë përfshirjen e qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut në proceset e planifikimit të autoriteteve kombëtare dhe lokale të cilat merren me çështjet e përfshirjes sociale, mbrojtjes sociale dhe uljes së varfërisë. Kjo përfshin identifikimin e grupeve të prekshme, konsolidimin e pjesëmarrjes së tyre në krijimin dhe zbatimin e politikave të posaçme të drejtuara kah përmirësimi i mirëqenies së tyre dhe përkrahjen e një sistemi efektiv të vëzhgimit të bartësve përkatës të detyrave.
Veçanërisht, projekti ka për qëllim që ti përforëcojë kapacitetet e zyrave të decentralizuara të MPPS (qendrat për punë sociale) dhe Agjencisë për punësim – si dhe autoritetet lokale për t’ju siguruar shërbime sociale të përshtatëshme shumicës së grupeve të prekshme duke i respektuar parimet e QBDNj. Duke e pasur parasyshë procesin e decentralizimit, projekti do ta ceki detyrën e autoriteteve për të qenë më afër qytetarëve, posaçërisht më afër banorëve të prekshëm dhe të varfër.
Projekti do ta përforëcojë koordinimin e shoqërisë civile në rolin e saj e të qenit një partner social dhe ti përmirësojë kapacitetet e saj në vëzhgimin e institucioneve për tu garantuar të drejtat të cilat burojnë nga instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat janë në fuqi në Maqedoni.
Më 30.04.2012, Lludvig Bolltcman Instituti për të drejtat e njeriut, BIM-FV Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale (MPPS) organizoi tryezë të rrumbullakët të titulluar “Decentralizimi i mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Maqedoni – Situata faktike, sfidat dhe mundësit&
Instituti për të drejtat e njeriut Lludvig Bolltcman vazhdoi me përkrahjen të cilën e siguron për përforcimin institucional dhe pozicionimin e Platformës maqedonase kundër varfërisë (PMKV) në shoqërinë tonë.
Më 12/29/2011, Platforma maqedonase kundër varfërisë (PMKV), me përkrahje të Institutit për të drejtat njerëzore Lludvig Bolltcman – Shoqatë hulumtuese në Shkup dhe në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, organizoi një donacion masovik të pjesës së dytë të fondeve nga ngjarja Teleton, për ato të cilët kanë më shumë nevojë nga kjo – fëmijët në rrezik dhe fëmijët në rrugë. Teletoni u organizua në bashkëpunim me Radiotelevizionin maqedonas si pjesë e fushatës së vitit të kaluar për të luftuar kundër varfërisë dhe ç'kyçjes sociale, e cila u organizua nga PMKV nën moton, ç'do person i tretë në Maqedoni, jeton në varfëri.